Zbulohet “plani”/ Ja çfarë do bëjnë deputetët e opozitës kur kuksianët të dalin në Gjykatën e Shkodrës

Te premten ne Shkoder opozita shqiptare ka bere gati skenarin e Tiranes per gjyqin e 11 kuksianeve ne gjykaten e Apelit. Burime te sigurta per Shkodranews kane bere me dije se seanca do te ndiqet perveç familjareve te te arrestuarve, edhe nga nje pjese e deputeteve demokrat, te cilet ashtu si ne kryeqytet do te jene pjese me cdo kush brenda salles se gjyqit, duke mos lejuar qe drejtesia te veproje me dyer te mbyllura.

Gjithashtu mesohet se ata jane pergatitur per lirimin e 11 shtetasve qe shkalla e pare i la ne arrest me burg, pasi edhe mbi bisedimet qe kane bere me avokatet mbrojtes, prokuroria nuk ka asnje prove per ti mbajtur ne burg, ndersa me arrestimin e tyre opozita pretendon se jane kryer nje sere shkeljesh. Pritet qe pas vendimit te gjykates se Apelit, deputetet e opozites sebashku me familjaret te mbajne edhe nje fjalim per mediat, ndersa nuk mohohet fakti qe nese do te jete nevoja perballe rezistences se gjykates, do te kete mosbindje civile, me qellim qe te mos lejohen gjykimet si ne te shkuaren, me dyer te mbyllura, e denime politike.

Mbetet per tu pare se sa do t’ia dale kete here opozita ta fitoje kete beteje te nisur, pasi te tille e ka quajtur Kukesin. Pikepyetja e reagimit te se premtes mbetet nese do te jene edhe deputetet e Tiranes dhe drejtues te larte te PD-se qe do te vijne ne Shkoder, apo kete here beteja do ti besohet vetem te zgjedhurve te veriut? Natyrisht qe per gjykaten e apelit nuk do te jete nje dite si gjithe te tjerat, pasi pritet te jete nje nga gjyqet me te tensionuara te viteve te fundit!/ShkodraNews