Zbulohen detajet, ja çfarë pritet të ndodhë në gjykatën e Apelit Shkodër

Ashtu siç paralajmëroi ShkodraNews, By pass-i i Shkodres prish gjykaten e Apelit. (lexo ketu) Tashme nuk ka asnje dyshim dhe institucioni i i ri i drejtesise qe u inaugurua vetem 1 vit me pare, do te prishet serish ne nje pjese te saj, pasi projekti i By pass-it pengohet nga ky objekt.

Shkresa zyrtare nuk i eshte dorezuar ende drejtuesve te kesaj gjykate ku te sqarohet prishja, por nga avancimi i punimeve dhe kontaktet informale, ato jane njohur me detajet. Vazhdimi i projektit per ta lidhur By Pass-in me rrugen tek ish pazari i vjeter, nuk mund te behet pa prishur rrethimin e kesaj gjykate nga pjesa e mbrapme si dhe godinen ku ndodhen 3 garazhet e automjeteve.

Edhe pse gjykates i shkaktohet nje dem jo i vogel, projekti i By pass-it duket se del me i forte ne kete rast dhe s’mund te tjetersohet. Por drejtues te gjykates bejne me dije se nuk do te lejojne marrjen e asnje veprimi pa dale me pare VKM-ja perkatese, ku gjykates ti hiqet pronesia e siperfaqes ne fjale.

Gjithashtu duhet te specifikohet qe firma qe zbaton punimet e By pass-it te riparoje demin qe i shkakton gjykates se Apelit. Leja e ndertimit per godinen e gjykates ne nje siperfaqe prej 3 mije metrash/katror eshte dhene ne vitin 2009, nderkohe qe leja e ndertimit te PY- Pass-it eshte dhene ne vitin 2011, pra 2 vjet em vonese. Per pasoje eshte dashur te merret ne konsiderate ky fakt, e jo sot me nje te rene lapsi te prishet projekti i gjykates, e te demtohet nje investim i bere me parate e donatoreve te huaj./ShkodraNews