Voltana Ademi: Me një të rënë të lapsit, zhduku mijëra familje nga Ndihma Ekonomike

Normal
0

false
false
false

EN-US
X-NONE
X-NONE

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Qeveria shqiptare ka dështuar në menaxhimin e Ndihmës Ekonomike duke filluar që prej sistemit i cili nuk ka dhëna të përditësuara për personat e regjistruar si të papunë. Me këtë deklaratë ka dalë kryetarja e Bashakisë së Shkodrës Voltana Ademi si përfaqësuese e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Sipas deklaratës të kryebashkiakes Voltana Ademi janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike familje të varfra me fëmijë studentë, të cilët nuk figurojnë të regjistruar në listat e punëkërkuesve.

Së dyti sistemi nuk funksionon dhe për shkak të të mirave materiale të regjistruara në pronësi të familjeve apo familjarëve të cilët kanë aplikuar për ndihmë ekonomike. “Sistemi nuk ka të përditësuara të dhënat për familjet që disponojnë automjete. Për shkak të kësaj, shumë familje që nuk kanë realisht automjete janë hequr nga lista si përfitues të ndihmës ekonomike”, thotë në deklaratën e saj Voltana Ademi. Kjo e fundit rendit si kriter abuzues të përzgjedhjes së familjeve në nevojë që përfitojnë këtë ndihmë nga shteti dhe heqjen nga lista të familjeve që kanë një anëtar të burgosur.
“Duhet të theksojmë se përzgjedhja e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike që nga janari 2018 do të bëhet në nivel qendror, kompetencë e pushteti lokal deri në këtë datë.”, ka thënë Ademi.