Vllaznia – Teuta nuk luhet të dielën!

Vllaznia – Teuta për javën e 20-të të Kategorisë Superiore ishte planifikuar të luhej të dielën në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. Por, në një vendim të fundit Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar ditën dhe orën e kësaj ndeshjes. Kështu, ky takim do të luhet të hënën në orën 18:00, po në stadiumin “Loro Boriçi”.

Me shumë mundësi, shtyrja e kësaj sfide për një ditë dhe një orë më vonë është bërë për shkak se Teuta luan këtë mesjavë ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, ku përballë do të ketë ekipin e Skendërbeut të Korçës. Për këtë arsye, mendohet të ketë pasur edhe një shtyrje të takimit Vllaznia – Teuta, që ishte planifikuar të luhej të dielën në orën 17:00.

Ndërkohë takimet e tjera do të luhen ashtu siç ishin planifikuar. Kështu, të dielën në orën 14:00 Kamza pret Skendërbeun dhe Laçi ekipin e Luftëtarit, ndërsa në orën 17:00 Flamurtarit pret ekipin e Lushnjës. Të hënën përveç takimit Vllaznia – Teuta, në të njëjtin orar do të luhet edhe takimi tjetër ose supersfida e kësaj jave, Partizani – Kukësi. /ShkodraNews