Vllaznia e lë jashtë, futbollistin e grumbullon kombëtarja

Skuadra e Vllaznisë shpesh herë krenohet me të rinjtë e talenetuar që dalin nga radhët e ekipeve zinxhir të akademisë por po aq shpesh nuk i vlerëson apo trajton siç duhet këta futbollistë. Vitet e fundit, që pas marrjes së Vllaznisë nga bashkia Shkodër janë me dhjetra emra nga radhët e të rinjve të cilët pasi nuk janë trajtuar siç duhet kanë gjetur strehë në ekipe të tjera me emër të Superligës ose janë larguar jashtë vendit duke patur një karrierë të suksshme, histori këto që më pas kanë të pendohen drejtuesit e kuqebluve. Sërish vazhdon e njëjta skemë të përdoret.

Vllaznia para pak ditësh u nis drejt Ulqinit për të zhvilluar fazën përgatitore por nuk grumbulloi asnjë prej të rinjve. Në këtë mënyrë shumë emra të cilët mund të jenë e ardhmja e skuadrës nuk u morën me vete në Ulqin për shkak të hatërmbetjeve apo problemeve që mund të  krijojnë familjarë apo të afërm të futbollistëve të tjerë që po ashtu nuk janë grumbulluar. Kjo ka qenë arsyeja kryesore që emra si Belajdi Pusi, Miloti, Kukaj apo edhe të tjerë janë lënë pa u grumbulluar.

Pak ditë përpara nisjes në Ulqin trajner i Vllaznisë u kërcënua nga familjarët e një prej lojtarëve të tij por askush nuk reagoi. Duke parë këtë situatë se kërcënime mund të kishte sërish atëherë u vendos që edhe të rinjtë të mos grumbullohen. Teksa Vllaznia nuk merr një emër si Belajdi Pusi, një sulmues me të ardhme nga radhët e të rinjve nga ana tjetër është kombëtarja Shpresa që e ka grmbulluar atë teksa do jetë në Turqi me 19 janar për ndeshjen miqësore që ka kombëtarja e Shpresave. Ky është një absurd që radhë mund të përsëritet në një ekip që pretendon se ka profesionizëm apo në një skuadër e cila ndodhet në Superligë. Drejtuesit kanë lënë jashtë Pusin bashkë me disa të tjerë por sulmuesi i ri grumbullohet nga kombëtarja Shpresa duke krijuar kështu një paradoks. Kjo nuk sjell gjë tjetër veçse demotivim tek të rinjtë e talentuar dhe mungesë serioziteti në një klub me emër si Vllaznia./ShkodraNews