Sokol Hoxha zbulon sekretin: E fejuara e vëllait tim, mbesa e Ramizit, akuzoi mjekun Hektor Peçi për ngacmim

Sokol Hoxha, i biri i diktatorit Enver Hoxha zbulon prapaskena dhe sekrete nga jeta ne familje në kohën e mjekimit të ish-udhëheqësit komunist.

Sokol Hoxha zbulon një sekret dhe thotë se mjeku personal
i Enverit, para se të vendosej Isuf Kalo, u largua, pasi mbesa e Ramizit
e akuzoi për ngacmim prej doktorit Hektor Peçi.

“Mjek deri në vitin ’72 ka qenë Hektor Peçi. Formulohet një intrigë e
ulët nga mbesa e Ramiz Alisë, e fejuara e vëllait tim, që pretendoi të
ishte ngacmuar si femër prej doktorit. Synimi ishte të largohej Hektori
dhe te sillej Isuf Kalo nga Hysni Kapo. Retrospektivisht, siç e njohim
për ambicie patologjike karriere, intrigant dhe i paaftë, ai largohet në
’76 për një gabim banal ndaj meje, duke ngatërruar apendicitin me
gripin. Por, ndërkohë, ai kthehet sërish në shtëpi. Atë e riktheu
fillimisht mamaja me alibinë që unë e Liliana e vlerësonim, për t’iu
servirur sërish babait, mbetur pa endokrinolog, prezantuar ky nga ajo
si më i afti në këtë fushë”, shprehet Sokol Hoxha, duke folur në një intervistë dhënë
për “Panorama“.