Skandal në Librazhd/ “Kush bën faj dënohet me varje”.. si po torturohet fëmija 4 vjeç

E gjithë familja shfryn inatin, stresin dhe problemet psikologjike mbi një fëmijë 4 vjeç. Denoncimi vjen nga një i afërm i të miturit për median i cili thotë se fëmija me inicialet B. M., nga një fshati Dragostun i Librazhdit është 4 vjeç dhe ai dhunohet në mënyrë barbare jo vetëm nga prindërit por edhe  nga xhaxhai i tij 29-vjeçari, Fati Methasa.

Sipas denoncuesit, gabimet e 4-vjeçarit ndëshkohen në mënyrë kafshërore sidomos nga xhaxhai, i cili momentalisht po kalon dhe një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të divorcit.

Gjithë fshati është në dijeni të abuzimeve me fëmijën, pasi të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen deri larg, megjithatë askush nuk ndërhyn. Në Facebook-un e tij me profil të rremë (Fati Librazhd), 29-vjeçari ka arritur deri aty sa ka postuar një foto ku tregohet fëmija i varur nga bluza pas një gabimi të supozuar.

“Ja çfarë bën Babaloku, ato që bëjnë faj Babaloku i dënon me varje”- shkruan ai.

Por më drithërues është komenti i tij poshtë fotos kur shprehet se: “ Xhaxhai e vari qenin se ia kishte sjellë në majë të hundës”.