Si shkonte hashashi special i Lazaratit në Evropë, ja si e trafikonte “i tmerrshmi” Meti

Policia turke vuri në pranga 11 persona në Bodrum, 5 shqiptarë dhe 6 turq, e mes tyre edhe baroni shqiptar i drogës, Met Kanani.

Ai është nga Memaliaj dhe kërkohet nga policia e disa vendeve të Evropës, për shkak se trafikonte sasi të mëdha hashashi nga Shqipëria në këto vende.

content_arnavut-met-kanani-ve-cetesine-buyuk-darbe-tam-1-ton-100-kilo-video_XR060g88b66Hdr7

Gjatë ditës së mërkurë kur u krye dhe operacioni, Kanani ishte forografuar nga policia majë një kodre teksa ishte duke filmuar trafikun e kanabisit nga Shqipëria në Turqi, përmes rrugëve detare.

Por këtu bëhet fjalë për një lloj hashashi më të sofistikuar, i quajtur SKUNK, i cili kushton njësoj sa kokaina.

Kanani, cilësohej baroni më i madh i drogës, për shkak se kishte dy linja të furnizimit të Evropës me Kanabis.

Përvecse ndiqte rrugën detare nga Shqipëria për të futur hashashin “skunk” në Turqi, përdorte edhe linjën tjetër nga Afganistani, Irani, Turqia, për të sjellë heroinë në vendet evropiane.

Skunk është një lloj kanabisi i fortë që rritet në mjedise shtëpie dhe dyshohet se është prodhuar në Lazarat, me fara të ardhura nga Holanda.

Veçoria e saj është se piqet shumë shpejt. Sipas burimeve, është hera e parë që në Turqi kapet një lloj i tillë droge, i ardhur nga Shqipëria.