Shokuese/ Ai është 65 vjeç, ajo është 12 vjeçe. Tani shiko reagimin e njerëzve kur martohen (video)

Ai mund të jetë një fqinj, një shok shkolle ose një koleg. Një mik, një i njohur apo një anëtar i familjes.

Sipas një raporti të “Save the Children”, rreth 4 milion vajza martohen çdo vit në mbarë botën. Kjo do të thotë që çdo shtatë sekonda një vajzë që është më e re se 15 vjeçe martohet.

Vlerësimet e Unicef, duke iu referuar vitit 2012, thonë se më shumë se 40% e grave në mbarë botën, rreth 400 milionë midis 20 dhe 49 vjeç, janë martuar para se të mbushin 18 vjeç. Gjithashtu në nivel global (duke përjashtuar Kinën) rreth 23 milionë vajza u martuan para moshës 15-vjeçare.

Këta njerëz janë të privuar nga fëmijëria e tyre, u mohohet arsimimi i tyre dhe humbasin aftësinë për të vendosur mbi jetën e tyre.

Mund të duket si diçka shumë larg prej nesh, diçka që nuk mund të ndodhë kurrë në një vend të zhvilluar dhe, prandaj, nuk mendojmë për këtë. Por si do të reagonin njerëzit nëse e gjithë kjo ndodh në mes të ditës dhe në sytë e të gjithëve në një qytet si Nju Jorku?

Kjo ndodh vazhdimisht, në të gjithë botën. Për të bërë sa më shumë njerëz të vetëdijshëm se është një problem që ekziston aktualisht, Coby Persin, një përdorues i Youtube-it, ka vendosur të bëjë një eksperiment social.

Ajo që shihni në video nuk është e vërtetë. Por është një film shumë interesant që meriton të shihet.

Coby organizoi një martesë të rreme midis një vajze 12-vjeçare dhe një 65-vjeçari. I riu donte të shihte se si do të reagonin njerëzit për një gjë të tillë.

Video është xhiruar në Time Square në qytetin e Nju Jorkut.

Në eksperiment, Coby luan fotografin, i cili merr fotografitë e martesës midis një burri 65-vjeçar dhe gruas së tij të re, vetëm 12 vjeçe.

Nusja dhe dhëndri pozojnë për fotot dhe kapin duart e njëri-tjetrit. Ai buzëqesh, ndërsa ajo ka një pamje të trishtuar në fytyrë.

Së pari njerëzit që kalojnë ndalen dhe duken të habitur.

Megjithatë, sa më shumë eksperimenti vazhdon, aq më shumë njerëzit zemërohen dhe shprehin mendimet e tyre.

Disa njerëz përballen drejtpërdrejt me burrin.

Një grua pyet se ku është nëna e fëmijës, të tjerë theksojnë se është shumë e vogël dhe të tjerët ende pyesin se si mund të bëjë diçka të tillë.

Njerëzit shprehin qartë zhgënjimin e tyre duke thënë fraza si: “Është e paligjshme”, “Ti ta shpif”, “Ti je i sëmurë”, “Je një k**”.

Një grua u përpoq gjithashtu ta largonte vajzën nga burri.

Në disa raste tensioni është i dukshëm dhe tonet bëhen të rënda.

Është e qartë se banorët e Nju Jorkut nuk pranojnë në asnjë mënyrë faktin se një fëmijë mund të martohet me një të moshuar.

Në videon e mëposhtme mund të shihni eksperimentin social, është në anglisht, por është e lehtë për të interpretuar reagimet e njerëzve. Kjo është diçka për të cilën duhet të mendojmë të gjithë.

Çdo 7 sekonda një fëmijë detyrohet të martohet. Kjo duhet të marrë fund sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndani me miqtë tuaj për të krijuar më shumë ndërgjegjësim për këtë problem.

Të gjitha vajzat kanë të drejtë të vendosin për jetën e tyre, a nuk mendoni kështu? Burimi: Storievere/ Përshtati: ShkodraNews