Senida Mesi u tha: Shkoni këtu, shkoni këtu! Por kur shkodranët e panë me sytë e tyre nuk u përmbajtjën më…

Numri dy i qeverisë “Rama 2”, zv/ kryeministrja Senida Mesi ka lobuar fuqishëm që qytetarët të përdorin portalin E-Albania, pasi sipas saj reforma synon përmirësimin e shërbimit në administratën publike, edhe përmes portalit të shërbimeve qeveritare e-Albania.
Madje Mesi shkoi deri aty sa premtoi se edhe marrja e vërtetimit të lejeve të drejtimit, po ashtu edhe vërtetimet e pronësisë do të bëhej në mënyrë online.

“Vazhdojmë të mbajmë premtimin duke ofruar shërbime më të shpejta, efecientë, përmes shërbimi E-Albania. Kjo bëhet për reduktimin e certifikatave, kopjet e kartelave të pasurisë, kapjet të hartës kadastrale, barra e vërtetimit i kalon administratës. Dua të informoj qytetarët se ju jeni të çliruar nga detyrimi për tërheqjen dhe paraqitjen e certifikatave nga administrata, ndaj refuzoni çdo kërkesë për to. Kërkojmë falje për ndonjë problematike gjatë kësaj faze. Ky është një hap i rëndësishëm për ndërtimin nga themelet të marrëdhënies së qytetarit me shtetin, për qytetarin”, pati deklaruar publikisht muaj më parë Mesi.

“Standarizimi i shërbimeve publike, përdorimi i teknologjisë së informacionit që shërbimet të jenë sa më pranë qytetarit dhe sipërmarrësit. e-Albania ofron mbi 539 shërbime, mbi 49 portale qeveritare që komnunikojnë me njëri-tjetrin. Janë mbi 800 mijë përdorues”, pati theksuar Mesi.
Por çfarë ndodh në të vërtetë me portalin E-Albania?
Në Shkodër, në praktikë ky portal është “nul”! Pasi shërbimet e tij nuk njihen as nga bankat dhe as nga institucionet e shtetit.

Rezulton se një ekstrakt biznesi printuar nga ky portal nuk “pi ujë” kur ia paraqet bankave apo dhe institucioneve të tjera. Këto të fundit e kërkojnë me vulë nga QKR-ja.
Pra qytetari është i detyruar që sërish t’i drejtohet QKR-së, pasi mesa duket qartë institucionet nuk bashkëveprojnë e as komunikojnë me njeri-tjerin, siç pretendon zonja Mesi.
Kësisoj qytetarët detyrohen t’i kthehen rrugës së vjetër të burokracive të njëpasnjëshme.
Momentalisht portali E-Albania rezulton i dështuar, pasi vetë institucionet e shtetit nuk e njohin! Derisa ai të jetë realisht në shërbim të qytetarit, këta të fundit fatkeqësisht duhet të sorrollaten dyerve të shtetit për një dokument apo një tjetër./ShkodraNews