Protesta antiamerikane dhe delenxhinjtë e paprekshëm të revolucionit

Ky është “shtabi i revolucionit”!

Thonë se do e nisin në këtë fund janari nga .. Hotel Rogner!

Revolucion i Popullit e quajnë këta.

Por në këtë tavolinë në hotelin e njohur në Tiranë, janë bashkë ish ministra e hallexhinj të drejtësisë, armiq kohë pas kohe, por miq revolucionarë tani.

Përshembull ky që mban në qafe jo rastësisht shallin e Arafatit-udheheqësit palestinezë të Intifadës,
është Ylli Manjani, ish zevëndësministri i Transporteve për të cilin ish ministri i tij, i ndjeri Olldashi tha atëkohë që e kapi në një tentativë për të hyrë në dhomën ku mbaheshin dokumentat e një supër tenderi, atij të kanalizimeve të Tiranës së Madhe.

Tani afër, ishte ministri i Drejtësisë që udhëhoqi betejën kundër Reformës në Drejtësi-halli i madh i LSI, në një rol të fortë kundër amerikanëve dhe evropianëve që ishin partnerët e fortë në këtë proces.

Jemin Gjana është më i afërti me të në këtë “betejen” e tyre të përhershme kundër amerikanëve dhe rolit të tyre në këtë vend, kohë pas kohe.
Te gjithë e dinin monument, por Lulzim Basha e nxorri nga xhepi kur donte të rizgjidhej në PD edhe pse humbi zgjedhjet.

Monika Kryemadhi nuk është e re në një tavolinë të tillë.
Thuajse në cdo kohë, edhe kur ka qenë në PS, ajo e ka patur një derë të pasme për tu ulur me paraardhësit e këtyre jo vetëm në PD, duke nisur nga Sali Berisha, por edhe me të fshehtit e atij pushteti, SHIK-un e kohës.

Dy të fundit, janë hallexhinjtë e mëdhenj të drejtësisë.
Me skandale të rënda mbi kurriz, akuza të ngritura zyrtarisht ndaj tyre, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu kanë rrefuzuar të gjykohen dhe i kanë ikur drejtësisë duke u mbrojtur jo veç nga avokatët por edhe gjykatësit që zbuluan procedurat për të mos gjykuar kurrë këta dy pushtetarë.

Kjo tavolinë është shembulli më tipik se si pushteti prodhon të paprekshëm!/skandal.al