Pronarja e Top Channel i preku të gjithë me fjalët për të atin e ndjerë, Tanin (foto)

Një nga trashëgimtaret e “Top Channel” Sara Hoxha ishte sot sëbashku me me të birin Londonin në ambjentet e ‘Top Albania Radio’.

E teksa jemi në prag të 20 vjetorit duket se Sara ka dashur t’i prezantojë vogëlushit të saj ambjentet e radios.

Ama kjo vizitë e ka bërë nostalgjike Sarën, e cila ka kujtuar të atin e ndjerë dhe tregon se si historia është përsëritur në familjen e tyre.

“Kur ishim fëmijë unë Redia dhe Lori shihnim babanë tonë që ndiqte ëndrrat  e tij në ‘Top Albania Radio’, 20 vite më vonë London po bën të njëjtën gjë”, ka shkruar Sara në përshkrimin e fotos ku London shfaqet përpara logos së ‘Top Albania Radio’.