Prokurori i përkohshëm, pas Lu-së vjen edhe reagimi i Bashkimit Europian: Ftojmë…

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu, lidhur me caktimin e kryeprokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, ka mbërritur edhe reagimi i Bashkimit Evropian.

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore, siç konfirmohet nga Euralius dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend.

Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”, thuhet në reagimin e BE-së.

Sot më herët, të njëjtën linjë qëndrimi mbajti edhe zoti Lu.