Poezia e shkrimtares, shpërthen politikani: Të daltë vrima në ballë, moj bundërr

Kryetari i Partisë Shqiptare “Atdheu”, ka sulmuar ashpër shkrimtaren Rita Petro e cila sipas mediave ka botuar një poezi ku bën thirrje për incest mes vellait dhe motrës.

Fituesja e poezisë erotike më të mirë të vitit, “Vrima”, ka provuar sërish me poezinë e saj “Mallkimi i parë”.

Pas reagimit të ashpër të moderatorit Denis Dyrnjaja i cili e cilësonte këtë poezi të neveritshme, ka shpërthyer edhe Kreshnik Osmani, kreu i Partisë Shqiptare Atdheu i cili e ofendon rëndë poeten.

“Terrorizem seksual!

A ka shtet dhe a ka ligj ne kete vend?!

Ekspertja e vrimes Rita Petro, e dekoruar prej ministres Kumbaro per shije te larta seksuale, me rastin e vrimes, shkruan poezi dhe i fton njerezit per inçest mes vellait dhe motres dhe askush nuk reagon pervveç nje gazetari dhe ndonje ze tek tuk ne shkretetire. A ka njerez ne kete vend?! A ka burra?! A ka gra?! A kane femije keta?! A keni djem, vajza?! A ka mbetur ndonje pike nder ne kete vend?!
Nuk reagon askush, sepse kane frike se duken te dale mode dhe fanatike. U prishet puna sigurisht dhe u kercenohet karriera, ndaj bejne moral me fjale te pergjithshme.
Te dalte vrima ne balle, moj bundërr, ty dhe atyre qe te perkrahin!

Partia Shqiptare Atdheu”, shkruan Osmani.

POEZIA e RITA PETROS:

Mallkimi i parë

Zoti im, ATI im

Cili është ai mashkull

Aq i bukur

Që po vjen te unë

Sytë shigjeta-tinëzare

Drejt në zemër

M’i ka ngulur?

Kur më prek

Me duart aq të buta

Lëkurën ma puçrron…

Pse kur më puth në qafë

Drithëroj e tëra

Njomem atje poshtë?

Buzët më hapen

E kërkojnë buzët e tij

Gjuha e tij e lëngësht

Gjuhën time do?

E kur kaq butësisht

Më përqafon

Ndiej në bark

Të ngjeshur

Mikun e tij të fortë!

Qepe gojën, boll

Mjaft me këto dokrra

Ai është vëllai yt

E kjo që mendon

Është blasfemi!

Në ferr do të digjesh

Nëse shkon me të

Kurrë më për gratë

S’do kem mëshirë

E në jetë të jetëve

Do të vuajnë

Mallkimin tim!

Në djall vafsh ti, o Atë

Bashkë me vullnetin tënd!

Vëllai im

Unë dua të kryej incest me ty!