Peraj akuzohet nga qytetarja: Shiksi komunist kryesindikalist. Ja përgjigja e tij

Kreu i sindikatës së arsimit në Shkodër Arian Peraj është akuzuar nga një qytetare e quajtur Ardita Begoviqi. Kjo e fundit është tejet aktive në rrjetet sociale por edhe zhvillime të ndryshme në Shkodër. Sëfundmi ajo ka akuzuar kryesindikalistin Atian Peraj si një “shiks komunist” duke patur parasysh periudhën deri në shtator 1997 kur Arian Peraj ishte pjesë e Shërbimit Kombëtar Informativ në Shkodër. Pas kesaj akuze të rëndë kreu i sindikatës së arsimit ka reaguar duke dhënë këtë përgjigje:
Një zonjë me emrin Ardita Begoviç në faqen e saj të facebook-ut shkruan për mua të paverteta aspak normale dhe të pranueshme.

Zonja e nderuar,sipas miqve që më informuan ka shkruar:
” Sindikata arsimit me shiki shiki java.
Dmth shiksi i kohs komunizmit kryesindikalist.”
Zonjë e nderuar, në një qytet si Shkodra, besoj se kemi mundesi ta njofim mirë njeri-tjetrin dhe në rastin konkret keni patur të gjitha mundesitë për tu informuar për mua krejt afer vehtes.
Unë kam filluar punën në vitin 1987, si mësues në Shllak.
Në vitin 1991 jam angazhuar si gazetar në të paren gazetë opozitare të kohës “Shkodra”,organ i këshillit pluralist të Shkodres me kryeredaktor të nderuarin Profesor Doktor David Luka, nën patronazhin e të nderuarit Ali Spahija.
Pas kater vitesh në gazetë,pra pasi ishte rrezuar komunizmi dhe Dega e Brendeshme e diktatures që ju,ju pëlqen ta përmendni, jam thirrur për tu përgatitur dhe shërbyer së bashku me një grup djemsh nga më të mirët shkodranë në Sherbimin Informativ Kombëtar nga burri më fisnik, më patriot dhe më i ndershëm që kam njohur, Profesor Doktor Bashkim Gazidede. Asnjëri nuk mund të thotë se ka qenë perfekt në punën dhe jeten e tij, por një gjë e them me siguri se gjatë gjithë jetes dhe veprimtarisë sime i kam sherbyer me nder Kombit gjatë atyre viteve deri në shtator 1997 kur jemi flakur në rrugë nga ishsigurimsat që erdhen në institucion.

Dua ta theksoj se kam krenarinë dhe sigurinë e plotë se as unë dhe asnjë nga familja dhe farefisi im nuk i ka sherbyer organeve të sigurimit të shtetit.
Në vitin 1997 me shumë mundim jam punësuar si mësues në Berdicë për të punuar deri më sot.
Në Berdicë jam emëruar drejtor shkolle pas vitit 2005 dhe po jua sjell në vëmëndje se jam shkarkuar nga drejtor pa asnjë motivacion me ardhjen e PS-së në pushtet.
Më është besuar drejtimi i sindikates së arsimit Shkoder në ditët më të vështira të arsimit shqiptar dhe besoj se nuk ka munguar protogonizmi personal në përballjen me të gjitha padrejtësitë që u bëhen mësuesave gjatë kësaj periudhe.

Jam i propozuar për të gjitha strukturat politike, legjislative dhe lokale në PD.
Së fundmi unë e di se dikujt i ka djegur shumë qëndrimi im kunder padrejtësive dhe regresivitetit të ministrisë së arsimit dhe vetë qeverisë shqiptare por as që kam ndermend të ndalem por përkundrazi i kam ndezur të gjithë motorat kunder tyre . Të tillë mund të jenë dhe ato që ju kan keqinformuar ju.
Zonjë e nderuar, me respektin ndaj jush si zonjë, dhe me qendrimin që keni mbajtur duke u terhequr si e keqinformuar, të cilën dua ta besoj, unë po e lë me kaq pasi së bashku një herë tjeter do takoheshim në gjyq për fyerje dhe cënim dinjiteti.
Ju uroj jetë të lumtur dhe sa më e informuar në vazhdim sepse simbas miqve të përbashkët i takojmë të njejtit front./ShkodraNews