Pasi ja shpërfilli kërkesat Ademi, deputeti shkodran tenton të hyjë në kompetencat e këshillit bashkiak

Romeo Gurakuqi ka zgjedhur qe permes nje sms-je, ti drejtohet keshilltareve te partise demokratike, duke ju kerkuar permes 2 pikave te ndara se pari zgjidhje per menaxhimin e plazhit te Velipojes, ku te hartohet nje rregullore dhe se dyti per rialokimin e fondeve.

Per piken e dyte madje deputeti tregon se eshte jashte logjikes dhe realitetit qe ndodh ne qytetin ku ai ka dale deputet, pasi vetem pak dite me pare u zhvillua diskutimi publik e ne te njejten kohe bashkia eshte drejt finalizimit te ketij proçesi, prandaj ai publikisht do te kishte mundur te fliste.

Gurakuqi e ka thene edhe me heret se ndaj kryetares se bashkise ka dorezuar jo pak propozime, e ka kerkuar zgjidhje, por zeri i tij duket se ka rene ne vesh te shurdhet sa eshte detyruar ti drejtohet per ndihme keshilltareve te djathte.

Por ne kete rast a po ben ai punen qe si takon dhe a po tenton te nderhyje ne kompetenca qe si takojne? Perse duhet te jete orientues me sms ndaj keshilltareve, kur fare mire mund te kete takime koke me koke, apo ti kerkoje keto politika permes selise blu ne Shkoder?

E gjitha kjo cfare po ndodh 1 vit perpara zgjedhjeve per pushtetin vendor, tregon se deputeti demokrat rreshtohet perkrah atyre qytetareve qe nuk e vleresojne punen e Voltana Ademit dhe pasi kjo e fundit ka mbyllur cdo rruge komunikimi, ai po kerkon t’ia imponoje permes keshillit bashkiak ndryshimet apo zgjidhjet e munguara. Se si do te jete e nesermja mbetet per tu pare, por duket se ne partine demokratike te Shkodres dhe bashkine e qytetit, ditet e mira e te qeta kane nisur te mbarojne, e uji po vlon./ShkodraNews

Mesazhi i plotë i Romeo Gurakuqit, të cilin ShkodraNews e disponon ekskluzivisht:

Miremengjes te gjitheve!
Duke kerkuar mirekuptimin tuaj, ne cilesine e deputetitte Parlsmentit, ju kerkoj me lutje vemendjen tuaj ne lidhje me sa vijon:

1- duke qene se sezoni i plazhit po afron dhe Velipoja, si njesia me e rendesishme e jona, eshte ne pritje te dhjetra mijera pushuesve, dua te perseris per ju te nderuar keshilltare, kerkesen qe i kam bere prej shume kohesh, drejtimit ekzekutiv te Bashkise: Bazuar ne ligjin 139/2015 neni 54/k, Bashkia Shkoder ka detyrim te hartoje dhe miratoje ne keshillin bashkiak, rregulloren e plazhit Velipoje. Duke qene se ditet kalojne dhe bashkia duhet te krijoje sa me pare, nje sistem efikas, inteligjent, te shpejte, profesional, te drejte dhe te kopsitur ne pikepamje te te mires publike, do ju lutesha te shqyrtoni me perparesi rregulloren gjegjese ne institucionin tuaj, sapo ajo te jete gati e konsultuar nga specialistet. Kjo eshte nje kerkese publike ne interes te bashkesise sone, te cilen kam detyrimin t’ua percjell.

2. Se dyti: qe ne javen e pare te muajit janar 2018, drejtimit ekzekutiv te Bashkise dhe me pas edhe kryetarit te KBashkiak, i kam paraqitur nje propozim te detajuar ne lidhje me nevojen e nje rialokimi te fondeve te buxhetit, sipas kendveshtrimit tim, drejt investimeve infrastrukturore. Permes ca zhvendosjeve te arsyeshme te shqyrtuara nga specialistet e shkolluar jashte te brezit te ri te finances, eshte arritur ne perfundimin, se eshte e mundshme qe investimet te rriten nga 9% qe jane aktualisht, ne 16%. Ju kerkoj po ashtu vemendjen tuaj qe edhe kjo kerkese te shqyrtohet paraprakisht ne nje mbledhje te perbashket te drejtimit ekzekutiv dhe tuajin si grupim politik.

Duke ju falenderuar paraprakisht per mirekuptimin, me lejoni te shpreh besimin per bashkepunimin dhe mbeshtetjen ne vijimesi mes strukturave perfaqesuese krahinore dhe qendrore te PD Shkoder, ne funksion te nje sherbimi sa me te mire ndaj publikut tone.
Me nderime! Romeo Gurakuqi