Njihuni me Met Kananin, baronin shqiptar të drogës në Evropë. U kap në Turqi duke…

Policia turke vuri në pranga 11 persona në Bodrum, 5 shqiptarë dhe 6 turq, e mes tyre edhe baroni shqiptar i drogës, Met Kanani.

20180322_2_29387098_31934453

Ky i fundit kishte 6 muaj që po hetohej, që pas përplasjes që ndodhi në det në Greqi, ku u kap një ngarkesë e madhe droge në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Dyshimet lindën pasi Kanani thuhet se ishte personi që po e trafikonte drogën në ujërat greke nga Shqipëria, që më pas kishte destinacion Turqinë.

Met kanani droge turqi

Met Kanani, është nga Memaliaj dhe mësohet se është person në kërkim edhe në disa vende të Evropës, për shkak se trafikonte sasi të mëdha hashashi nga Shqipëria në këto vende.

Gjatë ditës së mërkurë kur u krye dhe operacioni, Kanani ishte forografuar nga policia majë një kodre teksa ishte duke filmuar trafikun e kanabisit nga Shqipëria në Turqi, përmes rrugëve detare.

1856517-QGWJZSresize_20180322_2_29387098_3193444820180322_2_29387098_31934450content_arnavut-met-kanani-ve-cetesine-buyuk-darbe-tam-1-ton-100-kilo-video_XR060g88b66Hdr7