Nami, nami, nami! Gazetari “trim” trondit shtetin: Shumë zyrtarë të lartë do të arrestohen

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha thotë se zgjedhja e Arta Markut në postin e kryeprokurores, nga një vend periferik dhe e panjohur si dhe lëvizjet që ajo po bën me shpejtësi në Prokurori i ngjasojnë skenarit rumun dhe atij kroat, i cili përfundon me shumë zyrtarë të lartë të arrestuar.

Hoxha duke folur në emisionin “Java” të Lorenc Vangjelit, ndër të tjera komentoi edhe lëvizjet e prokurorëve duke thënë se të gjithëve u kishte përfunudar afati i komandimit prej 8 muajsh siç e parashikonte neni 25 për organizimin e prokurorisë.

Ja deklarata e fortë e Hoxhës:

Peshkaqenët këtu kanë qenë, problemi është që peshkatarët deri tani ngroheshin në diell, mund të kapnin ndonjë lepur… Ndërkombëtarët po na mësojnë, po na ndërrojnë grepat dhe kallamët dhe po na tregojnë ku janë peshkaqenët.

Po ndërrohet peshkatarët. Këta që ishin deri tani, ishin në shkelje, Adriatik Llalla kishte gjetur një formë, neni 25 për organizimin e Prokurorisë i lejonte atij të komandonte në krye të Prokurorive prokurorë nga qendra. Këtë gjë mund ta bënte 4 herë në vit për 8 muaj. Të gjithë ata që u larguan nga Arta Marku e kishin kaluar këtë tetë muajsh. Të gjithë këta prokurorë nuk kishin asgjë sensitive në dorë.

Rumania, Kroacia, është vepruar në të njëjtën formë. Ka gjetur një prokurore të panjohur, nga periferia, janë bërë ndryshimet dhe pastaj ka filluar skenari që të gjithë e dimë.

Reformën në drejtësi , e kanë votuar 140 deputetë, shumë nga ata s’kishin nga t’ia mbanin, që iu vajti ai mesazhi “paraqituni te ambasada amerikane”.