Na përloti të gjithëve te Rudina! Gazetarja e njohur qan në studio nga mesazhi prekës i të atit (video)

Moderatorja dhe gazetarja Nisida Tufa ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.

“Unë jam shumë e lidhur me babain, nuk e nis ditën pa pirë një kafe me të. E kam model dhe kam nevojë për pjekurinë e tij. Ai është i urtë në atë që thotë dhe mënyrën se si ta përcjell. I them mamit gjithnjë me shaka: Ju dua shumë të dyve, por babin e kam pikë të dobët. Babai im ka pikë të dobët kilogramët, më thotë të bëj kujdes se jam në ekran”, tha Tufa.

E gjatë emisionit në ekran u shfaq një videomesazh i babait të Tufës, Andon Knezi i cili përloti në emision ‘live’ gazetaren.

“Jam shumë i lumtur për ç’ka ke arritur deri tani. Të uroj fat dhe mirësi gjithnjë. Rruga jote e gazetarisë është shumë e mirë por kurrë mos u kënaq, shiko gjithnjë përpara se çfarë duhet të arrish më shumë. Që e vogël më pyesje shumë për gjithçka , siç duket këto ishin shenjat e para që do bëheshe gazetare e mirë”, tha babai i Tufës, në videomesazh.