Mjerimi shqiptar, shikoni si këto dy gra, nënë e bijë jetojnë me ajër…!

Nuk janë as të parat dhe as të fundit, pjesë e personave në nevojë të shoqërisë shqiptare, të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme.

Por historia e Silvanës e cila është shurdh-memece, ka vendosur të ankohet në “Fiks Fare” për kushtet e vështira në të cilat jeton.

Fatkeqësisë së saj i shtohet edhe fakti që gruaja që e ka sjellë në jetë, vuan nga sëmundje mendore.

Të ardhurat e vetme që mund të mbajnë frymën gjallë është pensioni i nënës së saj, e cila per shkak te sëmundjes, shpeshherë edhe e dhunshme. Të ardhurat e tyre janë vetëm 13 mijë lekë në muaj.

Silvana ka dy fëmijë nga martesa e saj, e cila tashmë ka përfunduar, dhe siç e pohon edhe një fqinje e saj, të ardhurat që merr nga pensioni i nënës ia dërgon të birit që jeton me ish-vjerrën.

Dikur Silvana ka punuar si rrobaqepëse, por në Delvinë nuk ka më punë për një zanat të tillë.