Mizore! Shikoni çfarë i bën kjo infermiere foshnjes së porsalindur (video)

Një infermiere mizore ka filmuar veten duke qeshur, ndërsa dhunon fytyrën e një foshnjeje të sapolindur.

Pasi video u bë virale në internet infermierja është pushuar nga puna.

Video tronditëse shfaq një infermiere që kap fëmijën e vogël nga qafa dhe balli para se t’ja “shtrydhë” mizorisht fytyrën foshnjës së pambrojtur.

E në vend që të ndërhyjnë për të ndaluar këtë ngjarje të tmerrshme, kolegët e infermieres mund të dëgjohen duke qeshur në sfondin e videos.

Infermieret – të cilët nuk janë emëruar – u zbuluan dhe u pezulluan menjëherë nga puna, pasi shpërndanë pamjet në mediat sociale.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në në Taif të Arabisë Saudite.

Infermierëve u është hequr po ashtu licensa e ushtrimit të profesionit.

Video ka shkaktuar zemëratë të forta në rrjete sociale. Burimi: DailyStar/ Përshtati: ShkodraNews