Meshkujt e këtyre 3 shenjave do të “lënë nam” me femrat në 2018-ën

Thuhet se shenja juaj e zodiakut ndikon pothuajse në gjithçka në karakterin tuaj. Por ja çfarë ka favorizuar fati për ju.

Binjakët
Ndjeni se diçka jashtë në botë do t’ju kompletonte, por e keni shumë të vështirë të gjeni atë copëz që ju mungon! Ankoheni për të gjitha lidhjet në të cilat përfshiheni dhe jeni vetë ju që i shkatërroni. Mendoni se nuk jeni në një marrëdhënie të vërtetë dhe personi krahë jush nuk është shpirti binjak. Ngrini mure dhe ndonëse jeni shenja e komunikimit kur vjen puna në fushën e ndjenjave, ngecni. Kjo gjë shkakton keqkuptime dhe ky vit thjesht nuk do të jetë i juaji.

Akrepi
Në një marrëdhënie jeni ju që pëlqeni të vendosni se çfarë do të bëhet dhe çfarë jo ! Keni tendencën te jeni posesivë dhe të vendosni standarde të paarritshme, duke përfunduar të zhgënjyer. Akrepi e mban brenda inatin, mërzinë dhe kjo ndikon negativisht në lidhjet e dashurisë, pasi çon në thellimin e problemeve. Këto sjellje këtë vit nuk do të tolerohen dhe ju mund ta gjeni veten vetëm dhe me zemër të thyer.

Peshorja
Ndonjëherë ndiheni sikur fati është kundër jush, pavarësisht gjithçkaje që bëni. Mësimet që çdokush merr në këtë jetë, ju i merrni si dështime personale dhe e ndëshkoni veten për këtë fakt. Në lidhje jeni skeptikë dhe prireni të bëni me faj partnerin për gabimet tuaja. Kjo situatë mund të bëhet e padurueshme dhe kur mos ta prisni, do gjendeni të vetëm.