Me drita të fikura/ Si u fsheh Voltana Ademi, ja çfarë bëri mbrëmë që shokoi shkodranët

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi gjithnjë e më shumë surprizon të gjithë me sjelljet e saj dhë bëmet e padëgjuara deri më tani. Ajo ka luajtur lojën “kape mica minin” naten e kaluar me të gjithë qytetarët e Shkodrës. Pas analizës së zhvilluar në sallën e konferencave në stadiumin “Loro Boriçi” kryebashkiakja bëri një sjellje të padëgjuar më parë. Edhe pse mediat ishin thirrur për të qëndruar deri në fund të mbledhjes, papritur Ademi urdhëroi që mediat të qëndrojnë vetëm pak minuta në fillim e më pas të largohen. Për të mos prishur takimin por edhe për të mos ndikuar tek lojtarët gazetarët nuk bënë zhurmë duke menduar se nuk është momenti dhe për hir të Vllaznisë pranuan të dalin nga mbledhja edhe pse ishte një vendim i padrejtë dhe i padenjë për kryetaren e bashkisë dhe stafin e saj. Të gjithë frikacakë por edhe jo transparent.

Pasi mbledhja mbaroi ai që dha një prononcim është administratori Astrit Gjyrezi. Ky i fundit çuditi me deklaratën e tij kur tha se lidhur me rënien e Vllaznisë nga Superliga gjithçka është e hapur duke patur parasysh pozicionin ku ndodhen kuqeblutë. Konstatimi është i drejtë por a i lejohet një drejtuesi të Vllaznisë të mendojë në këtë mënyrë dhe ta pranojë fare qetë se gjithçka mund të ndodhë dhe Vllaznia mund të bie? E papranueshme. Imagjino sikur të ndodh.

Pasi Gjyrezi foli, mediat normalisht po prisnin kryetaren e bashkisë Voltana Ademi për të dalë nga mjediset e stadiumit dhe për të dhënë ose jo një deklaratë pas këtij takimi të zgjeruar lidhur me situatën e vështirë pas dy humbjeve radhazi me Teutën dhe Luftëtarin. Kryebashkiakja fillimisht zhvilloi një bisedë të gjatë me trajnerin Ernest Gjoka dhe në një moment kur iu afrua administratori Gjyrezi e urdhëroi që të largohet sikur të ishte një roje i skuadrës dhe jo një drejtues i lartë e madje edhe i besuar. Pas bisedës me trajnerin Ademi vijoi të qëndrojë brenda stadiumit duke mos pranuar që të dalë nga asnjëra prej dyerve kryesore aty ku po prisnin mediat.

Çuditërisht dritat e stadiumit u fikën dhe disa dyer u mbyllën. Të gjithë u larguan dhe mbeti vetëm roja. Kryebashkiakja ende s’po dilte. Pas disa minutash në errësirë Ademi e ndihmuar nga të tjerë ka arritur të gjejë një skutë dytësore në stadium dhe të largohet fshehurazi nga stadiumi. Pasi ka dalë një makinë me vështirësi duke ruajtur që mediat të mos jenë rreth e rrotull e ka marrë me shpejtësi, njësoj siç merreshin partizanët në kohë lufte. Si një partizane, Ademi ja doli të largohet fshehurazi duke iu shmangur mediave. Në fakt me këtë sjellje ajo iu fsheh të vërtetës, iu fsheh pyetjeve që mund të ketë çdo qytetar i Shkodrës, ata që paguajnë taksat për Vllazninë, u fsheh opinionit të gjërë, iu fsheh mbarë shqiptarëve, u tregua jo transparente, bëri një sjellje të padenje dhe shënoi në histori një ngjarje të padëgjuar aq sa qesharake edhe e turpshme. E gjitha kjo nuk i shërben askujt por përkundrazi tregon hipokrizinë qoftë të kryebashkiakes por edhe gjithë drejtuesve dhe stafit të saj e ndërsa vijojnë të tallen me Vllazninë, emblemën e një qyteti./ShkodraNews