Lulzim Basha jep lajmin e rëndësishëm nga Berlini, lidhet live në FB dhe thotë se…

Lideri i PD, Lulzim Basha ndodhet në Berlin ne diten e pare te takimeve te rendesishme atje dhe ne nje lidhje live permes FB, ai ka komunikuar sot se opozita ka marre “mbështetjen e grupit CDU-CSU ne parlamentin gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vendim qe do merret pas rekomandimit te Komisionit Evropian”.

“Kemi kërkuar mbështetjen, për shqiptarët në një ëndërr për anëtarësimin e vendit por dhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e paplotësuara ne luften kundër krimit të organizuar, reformen ne drejtesi, reformen e administrates, respektimin e të drejtave të njeriut të nëpërkemburam sic e tregoi rasti i fundit i Kukesit…

Të gjitha këto jane shqetesime te thella per partneret tane, janë arsye të mëdha për të dyshuar ndaj këtu në emër të PD i kemi garantuar ta shohin si një proces që mundëson vazhdimin e betejës për të cmontuar kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të cmontuar narkoshtetin si një problem jetik për Shqipërine, për të vendosur politikanët e korruptuar para drejtësisë, për të kthyer konkurencën, per te cliruar ekonomine nga monopolet dhe oligarkia, pra përmes hapjes së negociatave kemi kërkuar qe të fuqizojmë betejën tonë si opozitë per nje Shqiperi te cliruar nga padrejtesia, nga perqendrimi i pushtetit ne nje dore te vetme. Diskutimi i parë sot në Bundestag ka shkuar shumë mirë”, tha Basha.