Lezhiani ka një hall: Zura gruan duke futur kokën në…, m’tha: O mësoj, o plas!

Kjo histori ka shkaktuar shumë humor në rrjete sociale dhe po bën xhiron e rrjetit. Një 41-vjeçar ka rënë në hall me gruan e tij, pasi kjo e fundit i është futur me “kokë” leksioneve të seksit.  Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“E keni në terezi ju, jo më la, jo e lashë. Fundja të dashur e keni, po ne që po na dalin gratë duarsh si t’ja bëjmë?!

Jam 41 vjeç lezhian dhe gruan e kam marrë me dashuri. E kam 12 vite më të re.

Ne kemi një jetë të bukur bashkë, ama shpesh herë i kam thënë që nuk merr vesh shumë nga jeta. Me pak fjalë e kam ngacmuar shumë herë që shumë gjëra nuk i di edhe në intimitet.

Unë mendoja se bëja shaka, ajo e paska marrë seriozisht.

Tani po më del gruaja dore. E kapa duke parë në celular filma erotikë.

O Perëndi me vinte të bërtisja ta merrte vesh gjithë Pisa, por këtu vjen direkt policia dhe e mbajta veten.

I thashë pse sheh ashtu, më tha që o mësoj, o plas.

Me thënë të drejtën u ndjeva keq, se unë gjithmonë e ngacmoj. Por kjo nuk do të thotë që unë ta lë t’më dalë dorë.

I thashë po pe më nuk të flas me gojë. Më tha do shoh dhe pikë.

Sepse sipas saj është edukatë që edhe ajo duhet ta marrë. M’ka zënë halli, mbrëmë përshembull nuk kam fjetur gjithë natën.

Jo se nuk dua që të kemi një jetë më aktive, por nuk dua që nusja ime të shikojë ashtu gjërash ordinere.

Si t’ja bëj? Më vjen t’ja heq celularin, por s’ma jep.

A ka hall më të madh se këtë?”, shkruan ai. /ShkodraNews