La pa frymë jurinë e ‘The Voice’, kush është 13-vjeçarja nga Kukësi që ndihmon familjen në mal (video)

Pjesë e garës në “The Voice of Albania”, ku fëmijët shfaqin aftësitë e tyre në këngë, ishte edhe një vajzë nga Kukësi, Daniela 13- vjeçare.

Daniela Toçe jeton me motrat dhe vëllanë e saj me gjyshërit në qytet ku vijon klasën e shtatë, por në fundjavë ajo shkon në mal tek prindërit dhe i ndihmon ata me bagëtinë dhe me punët në bujqësi.

Por ne ëmbëlsinë e saj dhe përkushtimin, me dashurinë për punën që e vogël, e rritur në varfëri, por e mbështetur fuqimisht nga një familje e dashur, Daniela ka kultivuar një zë brilant.

Në garë Daniela u paraqit me këngën “Me ty” të Elvana Gjatës dhe zëri i saj plot emocion bëri që të fitojë zemrat e jurisë.