La muzikën për një femër, këngëtari shqiptar flet për periudhën depresive: Vuaja dhe…

Këngëtari i johur Roland Hysi, apo shkurt sic e njohim Landi, një prej anëtarëve të grupit West Side Family, i ftuar në emisionin satiriko-investigativ ‘BOOM’,  ka treguar për kuptimin e këngës ‘Mesazh’ që flet për lidhjen e dashurisë me një vajzë. Ishte hit i asaj kohe dhe mori vëmendjen e madhe të publikut.

Këngëtari nder te tjera rrëfeu se ishte një periudhë e vështirë që e bëri të heqë dorë nga muzika për disa kohë.

“Isha i mërzitur, lashë edhe këngën për një periudhë kohe. Unë kisha një histori dashurie që e vuaja në atë kohë dhe isha i brengosur. Doli “Mesazhi” pastaj dhe i vuri vulën. Pastaj u lidhëm, u ndamë,” – rrëfeu ai.

Ka kohë që Landi nuk përflitet për romancat e tij, ndërsa së fundmi ka sjellë projektin më të ri muzikor ‘Beso’, në nder të Dr.Florit, anëtarit të grupit që u nda nga jeta para pak vitesh.