Ky detaj u neglizhua në dokumentar, nxjerr zbuluar Elvana Gjatën

Me rastin e 31-vjetorit, këngëtarja Elvana Gjata organizoi një koncert recital me 100 të ftuar të përzgjedhur, ndërsa një dokumentar për të u shfaq në “Top Channel”,ku Elvana tregoi detaje nga jeta e saj.

Ajo rrëfeu se miqtë e ngushtë e thërrisnin Ela, dhe se është shmë e lidhur me motrën e saj. Por duket se detaje të vogla po që flasin shumë janë ngelizhuar në këtë dokumentar.

Elvana ka zbuluar se ushqimet e preferuara janë ato që gatuan e ëma, shkruan Story. Mirëpo nëse e vini re teksa shihet se si nëna e Elvanës shtron tavolinën dhe momentin e gatimeve, mbi banakun e kuzhinës vihen re pakot e ushqimeve, që duket se janë të porositura dhe jo të gatuara në shtëpi.

Ndërsa në dy fotot e dyta ndërkohë që futet në skenë Elvana, pra kur hyn në kuzhinë, ushqimet janë në tavolinë dhe presupozohet se janë gatuar nga mami Elvanës. Me sa duket stafi nuk e ka kapur që po tregonte dorën e shefit të kuzhinës së ndonjë restoranti, dhe jo atë të mamit të Elvanës.

Në këtë rikthim këngëtarja e famshme është përballur me një lumë kritikash. Një prej deklaratave të saj u interpretua sikur Elvana hodhi poshtë gjithë bashkëpunimin e shumë viteve me Flori Mumajesin, me të cilin është përfolur gjatë për një lidhje. Gjithashtu kritika pati edhe për mënyrën se si u këndua “live” apo “playback”.