Komentuesit –Ramës: “I lini dhitë e merruni me demat”…Rama “O xhan…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në profilin e tij në “Facebook”,  pasi ka lancuar lehtesirat në bujqësi për fermerët së bashku me Ministrin Niko Peleshi në një fermë në Durrës.

Komentuesit shpotitën Ramën teksa i sugjerojnë atij të merret demat e jo me dhitë.

KOMENTUESI: Këto gjera tmira janë po i lini dhit merruni me demat qe kini verdall se dhit e ktij bejn sa makina qe nget ti dhe tgjith ju qe kini pushtetin.

RAMA: Unë nuk ngas makine o xhan dhe makinen e kam te punës apo mos kishe idenë që të shkoj në punë me gomar nga fshati lart ku banoj e deri në Bulevard ku punoj?

KOMENTUESI: Dardha e ka bishtin mbrapa doti shofim rezultatet se shum premtime je tona be

RAMA: Edhe dhia mbrapa e ka bishtin o Ndricim, po vec ketu shoh une disa qe i nxjerrin bishtin perpara muhabetit