Kjo foto e luftës në Kosovë i çmendi të gjithë, sot me këtë femër ka ndodhur e pabesueshmja

Këtë foto të gjithë e keni parë, por nuk e keni idenë se si duket nëna me beben sot pas 19 vitesh.

Ishte marsi i vitit 1999, periudhë kjo e cila për popullin e Kosovës ishte tejet e rëndë. Kolona të gjata njerëzish, të rinj me çanta në duar, fëmijë që qanin, të moshuar që mezi ecnin, ia kishin mësyrë një rruge që nuk e kishin idenë se ku do t’i çonte.

Të frikësuar në çdo hap që bënin nuk e dini as nga po shkonin, vetëm dëshironin të iknin sa më larg paramilitarëve serbë të cilët gjatë vitieve 1998-99, vrisnin civil e të pafajshëm, dhe digjnin çdo gjë që kishin përpara.

Fotografi boshnjak Damir Sagolj, i cili punon për Reuters, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kishte shkrepur fotografi të cilat pasqyronin gjendjen reale të luftës dhe terrorin që po përjetonin popullata.

Në fotografinë e bërë nga Sagolj, shihet një kolonë e gjatë banorësh të Kaçanikut por që në fokus ka një grua me një shami të bardhë në kokë, ndërsa mbante në gjirin e saj një foshnje. Në fytyrën e saj shihet frika dhe zemërimi.

Kjo grua quhet Sherife Luta e cila i kishte mbijetuar shumë mirë asaj kohe, ndërsa foshnja që mbante në duar, thënë më mirë vajza e saj, tani është rritur dhe ndonëse atë kohë nuk kishte ditur asgjë se çfarë ishte duke ndodhur.

Ajo nuk e imagjinon dot, se vet ka qenë protagoniste e një fotografie e cila ka qenë pjesë kryesore në mediat botërore gjatë asaj periudhe.

Sherifja në një intervistë për portalin Arbresh.info ka folur për largimin nga shtëpia, e cila gjerë në fund të luftës nuk ishte kthyer më, ndërsa e cilëson sikur të ishte ëndërr që kishte zgjatur me vite.

“Me 8 Mars në vitin 1999 herët në mëngjes jemi shpërngulur nga shtëpia dhe ju kemi bashkangjitur banorëve ku kemi qëndruar në mal një natë. Pas një nate prapë kemi ikur në kolona ku tek tuneli i Kaçanikut na kanë ndalë Policia dhe na kanë ndarë gratë dhe burrat e më pas na liruan. Më pas kemi shkuar në fshatin Frunevë ku kemi qëndruar një natë dhe më pas ka ardhur burri e na ka marrë dhe kështu kemi vazhduar të ecim e po ashtu babai im më tha se do të vinte me mua pasi që burri im u nda dhe unë u mërzita por babai më tha se dikush duhet të luftoj për vendin”, ka thënë ajo duke kujtuar atë kohë.

Sherifja thotë se kishin qëndruar 24 orë pa ngrënë dhe ishin shumë të lodhur duke ecur në kolonë.
“Kur kemi mbërri në fshati Bllacë kanë ardhur disa gazetarë dhe më kanë dalë përpara më kanë fotografuar. Po ashtu më kanë thënë t’ia zbuloj fytyrën foshnjës por unë nuk kisha fuqi, doja vetëm të ecja. Besjana atë moment ka filluar të qante shumë e më pas më ka ndihmuar një djalë i axhës e ka marr dhe e ka dërguar aty afër në një shkollë sepse vajza kishte ndryshuar ngjyrën e trupit dhe mendoja se kishte vdekur”, theksoi ai.