Importi i mjeteve, ndryshojnë rregullat. Ja çfarë do bëhet me makinat e vjetra

Lajme jo të mira për ata që kanë në përdorim një automjet të vjetër. Me keq akoma për ata që do duan të fusin në vend makina të vjetra.

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018, pritet të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se do të lejohet vetëm importi i mjeteve motorike të cilat plotësojnë standardet Euro 4, 5 dhe 6 të shkarkimeve në ajër.

Për makinat e vjetra të cilat janë në përdorim sipas ministrit  duhet të ndërhyhet për të arritur standardin euro 3 të shkarkimeve në ajër. Kjo do të thotë një shpenzim për ata që kanë në pronësi një automjet të tillë.

Aktualisht, në vendin tonë janë 560 mijë automjete me një jetëgjatësi mbi 20 vite ku 80% e tyre rezultojnë ndotëse për mjedisin.