"Gjykatësi i akuzuar për korrupsion po vdes në qeli nga…"

Gjyqtari i pezulluar nga detyra Shkëlqim Miri, i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Sakaq mësohet se Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar dy ekspertë mjekoligjorë për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të gjyqtarit Miri.

Ky i fundit ka deklaruar se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Avokati i Mirit është shprehur se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se i rrezikohet jeta në qeli.

Priten rezultatet e  ekspertizës mjekoligjore për të vendosur përfundimisht nëse gjyqtari do të mbahet në qeli apo do të hetohet në gjendje të lirë.

Shkëlqim Miri nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore, pasi ndodhet i shtruar në spitalin e burgut.

Ai u ndalua nga policia, pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, ku u gjetën 34 milionë lekë, të cilat nuk justifikoheshin nga gjyqtari.