Gajas 66-vjeçari nga Laçi: Lume, jam i zoti, jo kot! Do ta jap, por mos bëj fëmijë! (video)

Një burrë nga Laçi ka telefonuar sot në “Aldo Morning Show” nga ku ka kërkuar njohje me Lumen nga kryeqyteti.

66-vjeçari tha gjatë telefonatës se është burrë i zoti, por tha se nuk dëshiron që të ketë fëmijë.

“Jam Hasani nga Laçi, dua të lidhem me Lumen nga Tirana. Jam 66 vjeç, kam
2 djem jashtë shtetit, kam shtëpi, gruaja më ka vdekur para 4 vitesh.

Unë jam burrë i zoti, jo kot. Unë kam pension shteti.

O Lume a bën kalamaj më ti?

Kalamaj nuk dua më unë se kam dy djem. Unë ta jap po mos bëj fëmijë”, tha
Hasani.

Por mesa duket kjo pyetje duket se nuk i ka pëlqyer aspak Lumes, e cila e vënë në
siklet ia ktheu: “Kur bëra, bëra unë fëmijë, tani s’bëj më…”.