FOTO/ E mësuam pak ditë më parë që Endri dhe Stefi kishin motër, njihuni me Albanën

Pak ditë më parë, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti zbuluan për herë të parë për publikun se kishin një motër. Sot atë keni mundësinë ta shihni edhe me foto.

‘Teta Albana (motra jone) e emocionuar me mbesen e saj. Nje koncert i paharruar per vajzen time Maria dhe publikun artdashes korçar. Ju faleminderit gjithe pjesemaresve ne kete koncert! Profesore dhe njerez te artit, miq dhe dashamires te muzikes klasike.Me ka mbetur peng qe nuk u ndodha te perjetoja emocionet dhe dashurine tuaj ndaj vajzes time, sopranos Maria Prifti.’ ka shkruar Stefi në foton e publikuar dhe ka treguar për të gjithë fansat se sa krenar e kabër të ndjehet vajza e tij e madhe.

Veç krenarisë për të bijën Stefi na ka prezantuar dhe me motrën e tij, Albanën.