Eni Çobani qan me pikë loti në studio: Të lutem, këtë jua thotë një vajzë që i mungon shumë… (video)

Emocione të forta ka dhuruar këtë të dielë rubrika “Shihemi në Gjyq”.

Sot në këtë rubrikë ishin protagonistë babë e bijë, të cilët ndodheshin në konflikt për shkak të një prone.

Brunilda nuk fliste prej 1 viti e gjysmë me të atin, Qerimin, pasi ka dhënë një shumë të konsiderueshme parash për të zgjidhur problemin me pronën e tyre, por prej 10 vitesh nuk është zgjidhur asgjë dhe nipi i Qerimit, Kadriu vazhdon të ketë pronë brenda pronës së tyre.

E pas shumë diskutimesh e debatesh, në fund të seancës së ndërmjetësimit juristja Eni Çobani rrëfeu se është prekur shumë nga kjo çështje, pasi gjatë takimeve që ka kryer paraprakisht me Qerimin, ai ka qenë me lot në sy dhe i mërzitur nga sjellja e të bijës.

Ajo i kërkoi Brunildës t’i rikthejë të atit buzëqeshjen, pasi kjo është më e rëndësishme nga prona.

“Besoj se përqafimin tënd e pret prej kohësh. Do t’ja japësh mundësinë sot Qerimit të ndihet ngrohtë në krahët e vajzës?

Dashuria për prindin është e pazëvendësueshme. Këtë ta thotë një vajzë që i mungon pafund babai i saj. Kështu që ju lutem gëzoni çdo moment me prindërit tuaj sepse janë të pazëvendësueshëm!”, u shpreh Eni Çobani, duke emocionuar me këtë mesazh të gjithë të pranishmit në studio.