EMRI+FOTO/ Vrasja makabre e shqiptarit për gjakmarrje, autori bën veprime të çuditshme në gjyq

Nisi sot në Gjermani gjyqi kundër shqiptarit me pasaportë gjermane te dyshuar për vrasjen e një 19 vjeçari shqiptar. Ngjarja ka ndodhur më 24 maj të vitit 2017, dyshohet per gjakmarrje.

Trupi i të riut u gjet në liqenin Erbach. Rreth një muaj përpara se te gjendejn, ai ishte goditur per vdekje me çekiç dhe më pas ishte hedhur i lidhur në liqen.

Ulm Landgericht: Vorwurf des heimtückisch und aus niederen Beweggründen begangenen Mordes, Örtlicher Bezug Erbach / Göppingen

46 vjeçari i akuzuar doli sot në gjykatë dhe u pa që të mbulonte fytyren me një zarf përpara kamerave dhe mediave.

Ndërkohë në sallë ishin dhe familjarë të viktimës por dhe të të pandehurit.

Media gjermane, swp.de shkruan se  fillimisht i pandehuri ka joshur 19 vjeçarin duke u prezantuar me një identitet fals.

viktima, Xhoi Musaj
viktima, Xhoi Musaj

Gjatë seancës e cila do të vazhdojë pasditen e sotme, pritet që i pandehuri të dëshmojë dhe në këto momente pritet që seanca të mbahet me dyer të mbyllura.

Dyshohet se krimi është kryer nga dy persona dhe i pandehuri pretendon se ka qenë vetëm ndihmësi.