Emri/ E dini që Xhemi Shehu ka lidhje gjaku me një nga emrat më të rëndësishëm të televizionit

Ajo është sot një prej prezantuesve më të njohura të Top Channel, ndërsa fillimet në ekra i kishte si velinë e emisionit “Fiks Fare”. Por pak veta e dinë se Xhemi Shehu është mbesa e spikeres së parë të televizionit shqiptar, Stoli Beli. Kjo e fundit është shprehur se sa herë sheh Xhemin në ekran, i duket sikur sheh veten.

“Është vajza e vajzës së vëllait (Moisiut), por unë e kam mbesë shpirti. Që të vogël e kam dashur shumë dhe kam ruajtur shumë kujtime nga ajo, që nga kartolinat që më ka shkruar e deri te suveniret. Xhemi me mamanë e saj, Çiljetën, vinin shpesh në shtëpinë time, ashtu si edhe unë te ato.

E shihja teksa hidhte shtat dhe që atëherë e kam ndjerë që ajo do të çante në botën e artit. Drejt të them, kur e kam parë për herë të parë në ekran, kisha shumë frikë. Më rrihte zemra fort dhe emocionohesha, ndërsa tani jam krejt e sigurt te ajo. Në çdo dalje skenike të saj, më duket sikur shoh veten”, ka rrëfyer Stoli Beli për “Panorama plus”.