Edhe kjo s’kishte ndodhur në ekranet shqiptare! Si i doli Arditit parashikimi i filxhanit? (video)

Gjyshja simpatike Tahire ishte sot e thirrur te “Ka një mesazh për ty” në TvKlan.

Moderatori Ardit Gjebrea siç duket i ka kërkuar që t’i shohë filxhanin, duke qenë se ajo e bëntë këtë gjë shpesh për shoqërinë e saj, por sot i është dhënë mundësia të bëjë “parashikimin e fatit” për showman-in  Ardit Gjebrea.

“Duket njëri sikur të ka zili por gjë s’të bëjnë sepse zemrën e ke të kuqe gjak me një tresh, tre orë tre ditë, tre javë, ke një rrugë të gjatë”.

Ardit Gjebrea: Edhe një herë? Çfarë rruge se unë nuk lëviz se është e diela.

Nënë Tahireja: “Ke rrugë të gjatë do dalësh jashtë, se ku nuk e di. Ke zogj mbi kokë, në shtëpi i ke njerëzit shumë të mirë.

Ardit të del shumë mirë filxhani. Je shumë i mbarë. Je mbret dhe mbretërofsh”.