E RËNDË/ I vdes foshnja 2 javë pasi e lindi, gruaja në Tiranë në gjendje të keqe

Një foshnje në martenitetin “Koço Glozheni”, ne Tirane, ka vdekur 2 jave pas lindjes ne kushte shtepie.

Por gruaja qe ka sjelle ne jete femijen ndodhet ne gjendje te rende ne maternitet.

Nga veprimet e kryera rezulton se V.K është me çrregullime mendore, sqaron policia ne nje komunikate zyrtare.

NJOFTIMI

Më datë 12.02.2018, në martenitetin “Koço Glozheni”, kanë shkuar në gjendje të rëndë, shtetësia V.K, vjeç 40 banues në Tiranë, me foshnjën 2 javësh, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë dhe vdiq në maternitet foshnja, kurse shtetasja V.K është në gjendje të rëndë. Nga veprimet e kryera rezulton se V.K është me çrregullime mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim juridik.