Don Zhuani nga Shkodra: Bleva reçipeta për të dashurën, m’i kapi gruaja dhe s’do e besoni ç’bëri

Shën Valentini është vetëm disa orë larg dhe të dashuruarit do ta festojnë edhe duke shkëmbyer dhurata. Këto të fundit normalisht janë burim gëzimi, ama nuk është ky rasti i një burri. Ai po tradhëton gruan dhe kjo e fundit i ka dhënë një mësim të mirë. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“O ma ka bërë gruja 8 me 2 ma ka bërë! Si kaluat? Jam 30 vjeç nga Shkodra.

Këtë Shën Valentin do ta mbaj mend se po më del për hundësh.

Jam i martuar, por kam dhe të dashur. Pse e si e qysh s’po jap shumë detaje, por di të them që të dyja i dua.

Gruas i bleva parfum të dashures i bleva veshje intime.

Por në momentin që futa makinën në oborr më del gruaja papritur dhe sheh çantat pas. I merr të dyja e shen e verë që dy dhurata.

Më iku fytyra, nuk i kam blerë kurrë gruas të brendshme. Nuk ishin për të.

E kështu zonja i mori dhe i veshi. Qeshja me vete. Tani duhet të dal sërish të blej për shoqen, sepse na i mbet hatri.

Ju moralistat na lini rehat! Sepse gruan ma kanë dhënë qysh fëmijë me mblesëri dhe të dashurën e kam dashur gjithmonë.

Thjesht kështu më erdhi jeta dhe po e marr si t’më vijë duke uruar të mos lëndoj askënd. Se me lënë gruan më vdes nana. Ciao dhe gëzuar Shën Valentinin!”, shkruan ai. /ShkodraNews