Del video/ Ja si e priti Stresi vendimin e gjykatës, “nuk e hap gojën”, por më pas dëgjohet…

Ai është një nga reperat më rebelë të showbizit shqiptar.

Sot vetëm 5 minuta ka zgjatur seanca gjyqësore e reperit Arkimed Lushaj te njohur si “Stresi”, i cili u njoh me masën e sigurisë ndaj tij, 48 orë pas arrestimit.

Sakaq Prokuroria e Tiranës kërkoi masën e detyrim paraqitjes dhe hetimit në gjendje të lirë, masë të cilën e konfirmoi gjykata penale e Tiranës duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.

Stresi nuk ka dhënë vetë asnjë koment para togave të zeza, ndërsa avokati i tij mohoi akuzat se këngëtari ka lidhje me trafikun e narkotikëve.

Reperi i njohur u arrestua dy ditë më parë nga njësia antidrogë në Tiranë me tre akuza, për prodhim e shitje narkotikësh, përshtatje ambienteve për të konsumuar narkotikë dhe moskallëzim krimi. Atij iu gjet një sasi kokaine, teksa qëndronte në një lokal në shoqërinë e disa miqve të tij.

Edhe më herët Arkimed Lushaj është përballur me drejtësinë, por arrestimet e tij të bëra nga policia janë rrëzuar në Gjykatë, duke i caktuar hetim në gjendje të lirë.