Del nga operacioni i vështirë, mjeku kroat jep lajmin e mirë për jetimen nga Lezha, më pas na shkulet zemra…

Ai ishte një operacion i veshtire, pas te cilit lind një shprese e madhe se Diana do te bashkohet me shoqet e saj e do të mund te rrije ne bange e te luajë njësoj me to.

Doktori që e operoi tha për “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 se ndërhyrja ka qene e vështirë dhe e komplikuar.

 

Vajza kishte probleme në 11 unaza të boshtit të kurrizit. “Kemi prerë 6 brinjë,” tha mjeku. “Organet si veshka,  diafragma dhe mëlcia janë devijuar për të ndërhyrë. Boshti kurrizor është fiksuar. Vajza do të ngrihet nga shtrati dhe për 7 ditë mund të largohet nga spitali. Pas 3 muaj ajo do të ecë si fëmijët e tjerë”.

 

Pas operacionit Dianen e ka vizituar nje mik special, qe i do shumë shqiptaret. Ai është kryetari i bashkisë së Zagrebit Milan Bandic. Kreu i bashkisë ka shkuar me dhurata tek Diana.

Ai i ka dhuruar një telefon celular. Kjo dhuratë e ka gëzuar kaq shumë 13-vjeçaren sa i ka thënë : Bandic i vërtetë është? Punon ky telefon? Kjo ka sjell hilaritet tek kreu i bashkisë, i cili i ka lënë vajzës edhe numrin e tij personal të telefonit.

Kryetari i bashkisë së Zagrebit i ka thënë që telefonatën e parë Diana duhet t’ia dedikojë atij.