Dalin fotot që nuk i pamë! Ja si e festoi fejesën djali i Ardit Gjebreas (foto)

Më 6 dhjetor të 2017, djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebrea, Joni, vendosi që ta zyrtarizojë lidhjen e tij me bukuroshen Merlin Haxhiymeri, duke e kurorëzuar kështu me fejesë.

Ama mbrëmë Joni dhe e fejuara e tij, kanë bërë një tjetër festë për fejesën, këtë herë me miqtë e tyre me të ngushtë. Nga videot që çifti shpërndau në ‘Instagram’ dukej një atmosferë fantastike dhe e gëzueshme midis muzikës, kërcimit dhe batutave.

Mësohet se festa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Kjo festë erdhi fill pas pushimeve disa ditore të çiftit në Romë. E megjithatë për këtë eveniment të rëndësishëm të familjes së tyre kanë qarkulluar vetëm pak fotografi në media.