Berisha thirret në gjyq më datë… ja për çfarë do dëshmojë ish-Kryeministri

Gjykata për Krimet e Rënda thërret ish kryeministrin Sali Berisha të dëshmojë në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit. Kërkesa ka ardhur nga avokatët e Shullazit të cilët po ashtu kërkuan edhe dëshmitë e Ardian Çipa ish kreu i krimeve të rënda dhe Marsida Musai bashkëshortja e një prej të akuzuarve Ylvi Beqaj.

Berisha do të thirret pasi ishte ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ai që deklaroi se ish kryeministri është personi që ka dijeni të plotë për kërcënimet e bëra ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Rektor Koni në kohën kur zhvillohej fushata për rector të Universitetit të Tiranës.

Kërkesa e avokatëve të Shullazit është pranuar këtë të martë në seancën e radhës dhe të martën e ardhshme pritet dëshmia e ish kryeministrit.